×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    “Liria ka Emër” nesër zhvillon aktivitet simbolik para EULEX-it në Prishtinë

    Reporteri
    07 Shtator 2026 | 23:09

    Organizata “Liria ka Emër” ka paralajmëruar se të martën, më 8 shtator, do të zhvillojë një aktivitet simbolik para objektit të EULEX-it në Prishtinë.

    Sipas njoftimit të organizatës, aktiviteti do të nisë në ora 11:00 dhe do të mbahet para objektit ku ndodhet edhe Zyra e Dhomave të Specializuara.

    Gjatë aktivitetit do të shpaloset një mesazh, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar edhe mbajtjen e një fjalimi.

    Aktiviteti pritet të zgjasë rreth 30 minuta dhe do të jetë i hapur për mediat.

    “Liria ka Emër” nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me përmbajtjen e mesazhit që do të shpaloset gjatë këtij aktiviteti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!