×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Policia jep detaje

    Gjëra të pazakonta në bodrumin e ish-shkollës Teknike në Obiliq, dyshohet për kultivim të lëndëve narkotike

    Reporteri
    08 Shtator 2026 | 15:23

    Gjatë pastrimit të ish-Shkollës Teknike në Obiliq, punëtorët e Ndërmarrjes Publike Pastrimit “Kastrioti” në bodrumin e shkollës, kanë hasur pamje që kanë ngritur dyshime dhe shqetësim.

    Sipas Policisë së Kosovës dhe antidrogës, në këtë objekt ishte tentuar kultivimi i disa substancave narkotike dhe nuk dyshohet për ndonjë varrezë masive siç u tha në fillim, raporton KosovaPress.

    Pastrimi i ish shkollës, kishte filluar të bëhej pas vendimit të kryetarit të Obiliqit, Halil Thaçit që kjo shkollë të rikthehet dhe të filloj mësimi përsëri.

    Në bodrumin e objektit, shihen thasë të mbushur me materiale të panjohura, të varur në tavan, ndërsa në hapësirat e bodrumit është evidentuar edhe një gropë e madhe.

    I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës, Halil Thaçi i cili kishte thënë se rasti po hetohet nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria.

    Kjo shkollë që nga viti 1990, kur nxënësit ishin dëbuar nga forcat serbe, nuk kishte funksionuar më.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!