×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Reagimi

    Bordi i Paqes për Gazën mirëpret përfshirjen e FSK-së në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit

    Reporteri
    08 Shtator 2026 | 21:26

    Përfaqësuesi i Lartë i Bordit të Paqes për Gazen, bullgari Nickolay Mladenov ka mirëpritur marrëveshjen e nënshkruar dje në Prishtinë me të cilën FSK zyrtarisht bëhet pjesë e Forcës Stabilizuese Ndërkombëtare në Gazë.

    Ai i ka uruar Kosovës mirëseardhje në këtë forcë stabilizuese ndërkombëtare.

    “Mirënjohës ndaj Kosovës për bashkimin me Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën. Kontributi juaj është një angazhim i qartë për zbatimin e Planit Gjithëpërfshirës. Mirë se vini, Kosovë!”, ka shkruar Mladenov në platformën X.

    FSK-ja ka njoftuar të hënën për këtë përfshirje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!