Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës ka ndaluar për kontroll një automjet me targa vendore në Bërnjak.
Sipas Policisë, gjatë kontrollit të dokumenteve, i dyshuari, ka nisur lëvizjen me veturë me qëllim largimin nga vendi i ngjarjes, duke goditur një zyrtar policor.
Zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, rasti është duke u hetuar.
“Fsh. Bërnjak, PKK. Zunin Potok 09.09.2026, 16:25. Është ndaluar një automjet me targa vendore me vozitës të dyshuarin mashkull kosovar, i cili gjatë kontrollit të dokumenteve ka filluar lëvizjen me veturë për largim nga vendi i ngjarjes, ku si pasojë ka goditur zyrtarin policor viktimën mashkull kosovar. Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet”, bëhet e ditur në raport. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.




