Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë do të vendoset një ekran i madh, ku qytetarët do të mund ta ndjekin drejtpërdrejt seancën e Gjykatës Speciale në Hagë më 16 shtator, kur pritet të shpallet verdikti përfundimtar ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Këtë e ka bërë të ditur nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, e cila tha se qytetarët janë të ftuar ta ndjekin së bashku seancën.
“Në Prishtinë do ta kemi një ekran shumë të madh në sheshin ‘Skënderbeu’, ku do të shfaqet seanca gjyqësore drejtpërdrejt në shesh. Do t’i ftojmë të gjithë qytetarët që ta shikojmë së bashku seancën dhe shpresoj shumë që pas seancës të festojmë të gjithë së bashku në shesh”, tha Musmurati në Klan Kosova.
Ajo bëri të ditur se Komuna e Prishtinës po përgatitet edhe për organizimin e një feste në rast të një vendimi lirues për ish-krerët e UÇK-së.
“Patjetër do të organizojmë një festë të madhe dhe jemi të gatshëm, edhe po bëjmë përgatitjet e fundit për këtë gjë”, deklaroi Musmurati.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.




