Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në takimin e 372-të, të enjten, ka zgjedhur Kreshnik Kaçiun kryetar të Gjykatës Administrative.
Në proces të votimit morën pjesë 10 anëtarë, prej tyre 9 votuan për dhe një kundër, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Mandati i kryetarit do të jetë 5-vjeçar.
Në rend dite, KGJK ka gjithashtu ndër të tjera edhe raportimet e kryetarëve të gjykatave për periudhën prill-qershor 2026.
Komisioni për vlerësimin e kandidatëve kishte këtë përbërje: Afërdita Bytyqi- kryetare, Bashkim Hyseni dhe Fahret Vellija- anëtarë, kurse Ivana Milenkoviq- anëtare rezervë.
Procesi për përzgjedhje bazohet në Ligjin për Gjykatën Administrative dhe Rregulloren 12/2022 për Procedurën e Zgjedhjes, Emërimit, Pezullimit dhe Shkarkimit të Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës.
Kujtojmë se më 5 maj 2026 u hap zyrtarisht Gjykata Administrative me seli në Prishtinë.