×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Kryeqyteti

    Alarmon VV-ja: 4.5 hektarë tokë të Prishtinës, Përparim Rama po ia jep në shfrytëzim privatit

    Reporteri
    10 Shtator 2026 | 13:20

    VV-ja në Prishtinë ka akuzuar kryetarin, Përparim Rama, se po synon t’i japë në shfrytëzim privat 4.5 hektarë tokë publike.

    Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Çlirim Gërbeshi ka paralajmëruar se nesër pritet të tentohet realizimi i këtij vendimi, duke e cilësuar atë  si “ krim të ri dhe shumë të madh”.

    “4.5 hektarë tokë të qytetarëve, Përparim Rama po ia jep në shfrytëzim privat”, ka shkruar Gërbeshi.

    Asamblisti i VV-së u ka bërë thirrje mediave dhe shoqërisë civile që ta trajtojnë këtë çështje dhe, siç ka thënë ai, ta kundërshtojnë atë që e konsideron dëm ndaj pasurisë publike të Komunës së Prishtinës.

    Gërbeshi ka pretenduar gjithashtu se vendimi po bëhet për interesa të kryetarit Rama dhe rrethit të tij.

    Postimi i plotë:

    4.5 hektarë tokë të qytetarëve, Përparim Rama po ia jep në shfrytëzim privatit.

    Kjo është vazhdimësi e një krimi që po i ndodh Prishtinës tash e pesë vjet.

    Nesër po tentohet të ndodhë ky krim i ri dhe shumë i madh.

    U bëj thirrje mediave dhe shoqërisë civile që ta shpërfaqin dhe ta kundërshtojnë këtë krim, të cilin Përparim Rama po e bën për intersa të tij dhe të rrethit të vetë e në dëm të pasurisë publike të Prishtinës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!