×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Konstituimi

    Kuvendi njofton për vazhdimin e seancës konstituive

    Reporteri
    10 Shtator 2026 | 16:17

    Kuvendi i Kosovës do ta vazhdojë të premten, më 11 shtator, seancën konstituive.

    Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, vazhdimi i seancës do të nisë në orën 11:00, në sallën e seancave.

    Pika e rendit të ditës për të premten është zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

    Në seancën e djeshme nuk u arrit pajtim mbi mënyrën e votimit të nënkryetarëve, prandaj kryetarja e porsazgjedhur e Kuvendit, Albulena Haxhiu, vendosi të shtyjë seancën për të premten.
    Lëvizja Vetëvendosje dje tha se nuk do t’i votojë nënkryetarët e propozuar nga PDK dhe LDK, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala, ndërsa kreu i saj, Albin Kurti, më pas tha se ka kërkuar takim për këtë çështje me krerët e dy partive tjera, Bedri Hamza e Lumir Abdixhiku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!