Vetëvendosja nuk e ka përkrahur sot kandidaten e PDK-së për nënkryetare të Kuvendit, Vlora Çitaku, duke abstenuar në votim.
Kjo bëri që PDK-ja ta lëshojë sallën, ndërsa kreu i partisë, Bedri Hamza tha se nuk do të marrin pjesë më në seanca.
Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj ka bërë të ditur një emër nga PDK, që ai tha se do ta votonte për nënkryetare të Kuvendit.
“Meqenëse më 3 gusht 2015 ka qenë ndër të paktat nga PDK që ka votuar kundër Gjykatës Speciale, unë do ta votoja Ganimete Musliun për nënkryetare të Kuvendit”, ka shkruar ai.