×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus

    Mes lotësh, polici i Kosovës vazhdon detyrën, protestuesit i vendosin flamurin kombëtar dhe atë të UÇK-së

    Reporteri
    16 Shtator 2026 | 14:33

    Qytetarë të shumtë janë mbledhur para zyrave të EULEX-it, duke protestuar pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

    Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në objektin e EULEX-it, ndërsa situata po monitorohet nga Policia e Kosovës.

    Në një moment emocional, protestuesit i kanë vendosur njërit prej policëve një flamur kombëtar dhe një flamur të UÇK-së.

    Gjesti dukshëm e ka emocionuar policin, i cili është parë duke i fshirë lotët, ndërsa vazhdonte të kryente detyrën e tij për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në protestë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!