Në protestën e qytetarëve në sheshin “Skendërbeu” në Prishtinë, kundër aktgjykimit dënues ndaj ish krerëve të UÇK-së, pjesëmarrës janë edhe Memli Krasniqi, Endrit Thaçi dhe Klestor Veseli.
Në një deklaratë dhënë mediave, ish-kreu i PDK-së, Memli Krasniqi tha;
“Populli i Kosovës çlirimtarët e vet i ka shpallë të pafajshëm, sepse e din që ata janë më meritorët për lirinë që e gëzojmë”.
Djali i Thaçit dhe Veselit i bashkohen protestës: Populli është me UÇK-në
Më pas u deklarua edhe djali i ish-presidentit Thaçi, Endriti, dhe ai Kadri Veselit, Klestori.
Gjykata Speciale ka dënuar dje me nga 25 vjet burgim Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin, me 18 vjet burgim Kadri Veselin dhe me 13 Rexhep Selimin. Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u dënuan për krime lufte, përfshirë ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.
Specialja ka konstatuar se të katër ishin përgjegjës për ndalimin arbitrar të 385 personave, trajtimit mizor kundër 49 personave, torturës kundër 303 personave dhe vrasjes së paligjshme kundër 96 personave.
Ata u shpallën të pafajshëm për krime kundër njerëzimit pasi nuk u vërtetua dyshimi se kanë kryer sulme ndaj popullatës civile. Gjithashtu të akuzuarit u shpallën të pafajshëm në lidhje me një numër incidentesh krime lufte.