Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka publikuar udhëzime për qytetarët amerikanë që ndodhen në Kosovë, lidhur me protestën e paralajmëruar për sot në Prishtinë.

Protesta pritet të mbahet të premten, më 18 shtator, në orën 12:00, në Sheshin Skënderbej, ndërsa sipas Ambasadës, tubimi mund të sjellë grumbullime të mëdha njerëzish, mbyllje të rrugëve dhe vështirësi të theksuara në qarkullimin e automjeteve në zonat përreth.

Për këtë arsye, Ambasada u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të shmangin Sheshin Skënderbej dhe zonat përreth gjatë kohës së protestës.

Reklamë

Në njoftim, qytetarëve amerikanë u rekomandohet gjithashtu të tregohen të kujdesshëm në rast se ndodhen papritur pranë grumbullimeve të mëdha ose protestave.

Ambasada u kërkon të kenë kujdes për mjedisin përreth dhe të ndjekin mediat lokale për informacione dhe përditësime të reja lidhur me situatën.

Hapat që rekomandohen nga Ambasada janë:

Shmangni zonat ku zhvillohen protestat;
Tregohuni të kujdesshëm nëse gjendeni papritur pranë grumbullimeve të mëdha ose protestave;
Kini kujdes për mjedisin përreth;
Ndiqni mediat lokale për informacione të reja.

Sipas njoftimit, masat këshilluese lidhen me mundësinë e grumbullimeve të mëdha të njerëzve dhe çrregullimeve në trafik gjatë protestës.

Reklamë