×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Përplasjet në LDK

    Pas mospajtimeve mes tyre, Anton Quni publikon fotografinë me Abdixhikun e Shalën

    Reporteri
    20 Shtator 2026 | 14:46

    Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka publikuar një fotografi ku shihet me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, dhe nënkryetarin e Kuvendit, Kujtim Shalën, të cilën e ka shoqëruar me mbishkrimin “Lumiri me Shaljan”.

    Fotografia vjen pas përplasjeve të brendshme në LDK lidhur me marrëveshjen e arritur mes LDK-së dhe LVV-së për zgjedhjen e Bekim Sejdiut president të Kosovës.

    Marrëveshja ishte kundërshtuar nga gjashtë deputetë të LDK-së, në mesin e tyre edhe Kujtim Shala.

    Përveç Shalës, kundër kandidaturës së Sejdiut ishin deklaruar edhe Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Janina Ymeri, Armend Zemaj dhe Arben Gashi.

    Ndërkohë, Bekim Sejdiu u tërhoq nga kandidatura për president më 14 shtator, duke deklaruar se në rrethanat e krijuara nuk ekzistonte mbështetja e nevojshme parlamentare për zgjedhjen e tij.

    Në këtë kontekst, publikimi i fotografisë së Qunit me Abdixhikun dhe Shalën vjen pas një periudhe tensionesh të dukshme brenda LDK-së rreth marrëveshjes me LVV-në.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!