×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus

    “Lirinë e lamë me gjak!”, Ramë Lahaj fton qytetarët në protestën e sontme

    Reporteri
    22 Shtator 2026 | 14:27

    Tenori shqiptar Ramë Lahaj ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e sontme në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, e cila zhvillohet në natën e shtatë radhazi pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

    Përmes një postimi, Lahaj ka thënë se liria e Kosovës është paguar me gjak dhe se, sipas tij, ajo duhet të mbrohet.

    “Lirinë e lamë me gjak! Lirinë as se falim, as nuk lejojmë me na e njollosë askush, e për ma shumë në emrin tonë! Sot e përherë, në mbrojtje të lirisë e pastërtisë së saj.

    Shihemi sonte prej orës 21:00 në Sheshin Skënderbeu të Prishtinës”, ka shkruar Lahaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!