×
  • Sport
  • Raporto
  • Sport / FITOREEE

    Kosova e nis mbarë në Ligën e Kombeve, mposhtë Irlandën me golin e Muriqit

    Reporteri
    24 Shtator 2026 | 22:41

    Kosova e ka nisur me këmbë të mbarë edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Në ndeshjen e parë në Ligën B, “Dardanët” mposhtën Irlandën 1:0 në Prishtinë.

    Kosova ka dominuar nga fillimi, por goli erdhi tek në fund. Vedat Muriqi shënoi golin e tre pikëve.

    Ai realizoi në minutën e 83-të, pas gjuajtjes së Ermal Krasniqit, topi e qëlloi fillimisht travsversalen pas një devijimi. Më pas Muriqi realizoi nga afërsia me kokë.

    Muriqi golin ua ka dedikuar ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që javën e shkuar u dënuan me 81 vjet burgim.

    Ai pas golit para shikuesve mbajti fanellën me shkrimin “Drejtësi për çlirimtarët”.

    Shënon Muriqi, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!