Kryeministri shqiptar, Edi Rama, është përballur me protesta nga disa aktivistë shqiptarë gjatë vizitës së tij në SHBA, ku po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Ai shoqërohej nga bashkëshortja e tij si dhe nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Sipas pamjeve filmike të publikuara, disa qytetarë kanë gjuajtur kryeministrin me vezë, ndërsa lëshonin thirrje dhe akuza ndaj tij dhe i drejtohen me epitetet si “mafia” dhe “kriminel”.
Nga ana tjetër, kryeministri do të mbajë një fjalim sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Sipas axhendës së publikuara, Rama do të bashkohet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së rreth orës 16:20.