Video tregon ministren teksa palos dokumentacionin dhe e ngarkon Arifin me mision. E gjithë skena duket më shumë e inskenuar për kamerë sesa një moment spontan i punës në kabinetin e ministres.

Një i dënuar për lajmërim të rrejshëm për bombë është ngarkuar me detyrë të vështirë: të transportojë fizikisht dosjen e Projektligjit për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë nga Ministria e Drejtësisë në zyrën e kryeministrit Albin Kurti, shkruan Paparaci.

I ngarkuari me këtë detyrë është Naser Arifi, këshilltari politik i ministres Donika Gërvalla.

Reklamë

Shefja e Ministrisë së Drejtësisë ia ka deleguar Arifit të premten misionin e bartjes së dokumentacionit zyrtar dhe dorëzimin e tij te Zyra e Kryeministrit, tregon një video e publikuar nga Gërvalla në rrjetin social Facebook të premten.

Video tregon ministren teksa palos dokumentacionin dhe e ngarkon Arifin me mision. E gjithë skena duket më shumë e inskenuar për kamerë sesa një moment spontan i punës në kabinetin e ministres.

“Naser, a po e çon në Zyrë të Kryeministrit, me qëllim që të mund ta procedojmë sa më shpejt!”, i cakton Gërvalla detyrën Arifit.