Disa pankarta me mesazhe drejtuar deputetëve janë vendosur para objektit të Kuvendit të Kosovës në Prishtinë.
Mesazhet lidhen me kërkesën për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
“DEPUTETË, MOS HESHTNI!”, shkruhet në njërën prej pankartave, ku shihet edhe emblema e UÇK-së.
Në një tjetër thuhet: “DEPUTETË, KUSH S’E MBËSHTET NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR SPECIALEN, PËRBALLET ME POPULLIN!”

Një mesazh tjetër u kërkon ligjvënësve: “DEPUTETË, MBROJENI HISTORINË!”
Ndërsa në një pankartë tjetër shkruhet: “POLITIKANË, MBLIDHUNI, MOS NA DETYRONI T’JU MBLEDHIM!”
Pankartat shfaqen në kohën kur në Kuvend është dorëzuar nisma e PDK-së për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

