×
  • Lajme
  • Raporto
  • Rajon

    Për gjashtë muaj, Kroacia fitoi 4.5 miliardë euro nga turizmi

    Reporteri
    30 Shtator 2026 | 18:07

    Kroacia ka realizuar të ardhura rekord prej 4.5 miliardë eurosh nga turistët e huaj gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026, bëri të ditur Ministria e Turizmit dhe Sportit, duke u bazuar në të dhënat e Bankës Kombëtare Kroate.

    Vetëm në tremujorin e dytë të vitit, të ardhurat nga turistët e huaj arritën në 3.6 miliardë euro, që është 4 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Në gjysmën e parë të vitit, të ardhurat ishin 5 për qind më të larta se në të njëjtën periudhë të vitit 2025, ose 212.4 milionë euro më shumë, raporton index.hr.

    Rezultateve pozitive të sezonit turistik u ka kontribuar edhe rritja e ndjeshme e turizmit vendas.

    Gjatë gjashtë muajve të parë të vitit, Kroacia regjistroi 1.5 milionë ardhje dhe 4.2 milionë net-qëndrime të turistëve vendas. Krahasuar me një vit më parë, numri i ardhjeve u rrit me 7 për qind, ndërsa net-qëndrimet me 6 për qind.

    Ministri kroat i Turizmit dhe Sportit, Tonçi Glavina, tha se rezultatet e mira gjatë periudhës para sezonit janë rezultat i aktiviteteve strategjike dhe promovuese të përshtatura me ndryshimet në treg.

    Sipas tij, krahasuar me vitin 2016, të ardhurat nga turistët e huaj janë rritur për 120 për qind, si në tremujorin e dytë, ashtu edhe në gjysmën e parë të vitit. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, Kroacia ka realizuar 2.5 miliardë euro më shumë të ardhura nga turistët e huaj sesa në të njëjtën periudhë të vitit 2016.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!