×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Haziri fton qytetarët në ditën e 19-të të protestës: Nuk ndalemi, votojeni ligjin

    Reporteri
    04 Tetor 2026 | 12:41

    Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka ftuar qytetarët të mblidhen sonte, nga ora 19:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në ditën e 19-të të protestës.

    Ai përmes një postimi ka përsëritur kërkesën për votimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

    “Nuk lodhemi. Nuk ndalemi. Kërkesa jonë është e qartë: VOTOJENI LIGJIN!”, ka shkruar ai.

    Haziri e ka përmbyllur ftesën me mesazhin: “Për UÇK-në. Për drejtësi. Shihemi në shesh!”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!