Buzëqeshja nuk është vetëm shprehje e gëzimit, por mund të ketë ndikim pozitiv edhe në shëndetin dhe disponimin e njeriut.
Rëndësisë së saj i kushtohet edhe një ditë e veçantë, e cila shënohet në javën e parë të tetorit.
Buzëqeshja konsiderohet një stimulues i fuqishëm që mund të ndihmojë në përmirësimin e disponimit dhe mirëqenies së përgjithshme.
Ajo mund të ndihmojë në uljen e stresit dhe perceptimit të dhimbjes, si dhe në rritjen e vetëbesimit.
Buzëqeshja lidhet gjithashtu me përmirësimin e përqendrimit dhe kujtesës, ndërsa efektet pozitive mund të reflektohen edhe në funksionimin e zemrës, mushkërive dhe trurit.
Përveç ndikimit fizik, buzëqeshja luan rol të rëndësishëm edhe në gjendjen emocionale dhe në komunikimin me njerëzit e tjerë.