Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në dy objekte ndërtimi në komunën e Gjakovës.

Gjatë inspektimeve janë konstatuar parregullsi lidhur me masat për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Punimet do të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e mangësive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

Reklamë

Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje punëdhënësve që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës.