Drake ka hedhur poshtë zërat se është babai i fëmijës që pret ish-partnerja e tij, Keshia Chanté.

Chanté njoftoi së fundmi se është shtatzënë dhe në muajin e shtatë, duke zbuluar se pret një djalë. Ajo nuk ka bërë publik identitetin e babait, por kjo mjaftoi për të nxitur spekulimet se bëhej fjalë për reperin kanadez.

Përfaqësuesi i Drake e mohoi kategorikisht këtë informacion në një deklaratë për People, të martën, më 6 tetor, ai tha se pretendimi se Drake është babai i fëmijës është “i pavërtetë”.

Reklamë

Chanté dhe Drake kanë pasur një lidhje në të kaluarën. Ajo është përmendur edhe si frymëzim për vargun “Kiki, do you love me?” në hitin “In My Feelings”. Në vitin 2022, Drake e prezantoi atë në skenën e OVO Fest si “të dashurën e tij të parë”.

Drake është baba i Adonis Graham, 8 vjeç, të cilin e ka me artisten franceze Sophie Brussaux. Reperi konfirmoi publikisht atësinë në vitin 2018, përmes këngës “March 14”.