Shefi i ri i misionit EULEX, Antero Lopes, ka zhvilluar sot takim me kryetarin e Listës Serbe, Zlatan Elek.
Në takim u bisedua mbi çështje që lidhen me sundimin e ligjit në Kosovë.
Lopes me këtë rast ka rikonfirmuar përkushtimin e EULEX-it për sigurinë dhe të drejtat e njeriut për të gjitha komunitetet në Kosovë.
“Sot zhvillova një takim njohës me kryetarin e Listës Serbe, Zlatan Elek, dhe ekipin e tij, me të cilët diskutova çështje që lidhen me sundimin e ligjit. Në takim, rikonfirmova përkushtimin e vazhdueshëm të Misionit për të mbështetur sigurinë dhe të drejtat e njeriut për të gjitha komunitetet në Kosovë”, shkroi Lopes në X.
Today, I had an introductory meeting w/ Srpska Lista’s President Zlatan Elek & team, with whom I discussed rule-of-law related matters.
In the meeting I reaffirmed the Mission’s continued commitment to supporting the security & human rights of all communities in Kosovo. https://t.co/APtN3w6Bvm
— Antero Lopes (@EULEXHoM) October 8, 2026