Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave ka trajtuar 60 raste të reja në Kosovë gjatë periudhës 2–8 tetor 2026, prej të cilave 43 kanë të bëjnë me dhunën në familje.

Sipas të dhënave të kësaj zyre, gjatë kësaj periudhe janë raportuar edhe dy raste të dhunës seksuale, një rast i sulmit seksual, dy raste të vrasjes dhe një rast i trafikimit, si dhe tri raste të tjera.

Në kuadër të punës për mbrojtjen dhe përfaqësimin e viktimave, janë zhvilluar 91 seanca gjyqësore dhe 11 seanca në prokurori. Po ashtu, janë ofruar 34 këshilla juridike dhe janë paraqitur nëntë parashtresa.

Reklamë

Sa u përket masave mbrojtëse, pesë kërkesa për urdhër mbrojtjeje janë aprovuar nga gjykata, gjashtë kërkesa për urdhër mbrojtjeje emergjente dhe katër kërkesa për urdhër mbrojtjeje të përkohshme emergjente janë aprovuar, ndërsa nëntë kërkesa për urdhër mbrojtjeje janë ende në proces. Gjykata ka refuzuar edhe dy kërkesa për urdhra mbrojtës.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar pesë aktgjykime dënuese dhe një aktgjykim lirues, ndërsa janë paraqitur dy ankesa në shkallë të dytë dhe dy kërkesa për kompensim pranë komisionit të Ministrisë së Drejtësisë.

Përveç këtyre aktiviteteve, Zyra ka përfaqësuar një rast në Polici, ka referuar tri raste në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas dhe një rast në Qendrën për Punë Sociale.