Të hënën, kancelari gjerman Friedrich Merz u distancua nga presidenti amerikan Donald Trump lidhur me një marrëveshje të SHBA-së me Rusinë për rifillimin e eksporteve të naftës (dizel), duke deklaruar se Gjermania dhe Evropa do t’i ruanin sanksionet kundër Moskës.
Merz tha se qeveria gjermane e kishte marrë parasysh marrëveshjen midis Uashingtonit dhe Moskës, por nuk do ta ndiqte atë shembull.
“Një vendim i tillë është i përjashtuar për Gjermaninë dhe Evropën. Rusia negocion seriozisht vetëm nën presion, dhe prandaj ne po i qëndrojmë besnikë sanksioneve tona kundër Rusisë,” tha ai, përcjell DPA.
Merz argumentoi se sanksionet duhet të vazhdojnë të ashpërsohen si përgjigje ndaj sulmeve të Moskës, veçanërisht atyre kundër infrastrukturës energjetike civile të Ukrainës. Ai tha se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mund të vazhdojë të mbështetet te Gjermania dhe Evropa.
Pas bisedimeve me presidentin rus Vladimir Putin, Trump njoftoi në platformën e tij “Truth Social” se Moska kishte rënë dakord të vinte menjëherë në dispozicion të tregjeve amerikane dhe globale më shumë se 300,000 tonë naftë, në një përpjekje për të ulur çmimet e karburantit.
Sipas Trump, Rusia do të lëshonte edhe 500,000 tonë të tjera në nëntor, të ndjekura pak kohë më pas nga një sasi shtesë prej 1 milion tonësh.
Bashkimi Evropian e ka kritikuar ashpër këtë marrëveshje.