Ylli nga Kosova Amir Rrahmani ka shënuar ndaj Villarrealit për t’i dhënë epërsinë Napolit.

Qendërmbrojtësi u gjend në vendin e duhur i harruar nga mbrojtja spanjolle dhe pas dy tentimeve e mposhti portierin vendas.

Fillimisht, goditjen e tij me kokë e ndali portieri dhe pastaj topi shkoi në shtyllë, por nga topi i kthyer ai e përmirësoi gabimin për ta dërguar në rrjetë (8’).

Reklamë

Përndryshe, ky është goli i parë i Rrahmanit për Napolin në Ligën e Kampionëve këtë sezon.