Turqia ka kapur motrën e madhe të udhëheqësit të vrarë të Shtetit Islamik, Abu Bakr Al-Bagdadi sot në veri-perëndim të Sirisë. Një zyrtar turk që nuk u identifikua e quajti “arrestimin si një minierë ari”.
Dihet pak për motrën e Al-Bagdadit. Një zyrtar turk tha se 65-vjeçarja, Rasmia Avad u kap në një rimorkio kamionësh ku jetonte me familjen e saj, afër Azazit, në një zonë që i përket rajonit sirian të kontrolluar nga Turqia, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.
Motra e Al-Bagdadit u gjet me burrin e saj, pesë fëmijë dhe një të afërm, njoftoi zyrtari, duke shtuar se të rriturit që ishin me të po merreshin në pyetje.
Forcat amerikane kryen një operacion për kapjen e al-Bagdadit në veriperëndim të Sirisë natën e 27 tetorit, i cili rezultoi i suksesshëm./Reporteri.net