Deputetja italiane, Paola Chiese, ka reaguar pas ndërrimit të komandës së KFOR-it mes gjeneralmajori turk, Ozkan Ulutas, tek gjeneralmajori italian Roberto Vergori, ceremoni e cila është zhvilluar ditën e sotme.
Deputetja italiane, në postimin e saj, duke e vlerësuar misionin e KFOR’it si “tejet delikat” ka komentuar edhe situatën e sigurisë në Kosovë.
Ajo ka thënë se stabiliteti në vend është i ‘’brishtë’’, ndërsa, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ‘’përparon me vështirësi’’.
“Misioni në Kosovë mbetet edhe sot një mision tejet delikat. Stabiliteti i arritur është i brishtë, në veri tensionet shpërthejnë periodikisht, ndërsa dialogu politik ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës përparon me vështirësi. Në këtë kontekst, prania e NATO-s dhe e Forcave të Armatosura është thelbësore për ruajtjen e paqes dhe garantimin e sigurisë për të gjitha komunitetet.”, ka shkruar ajo mes tjerash.