Seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë është anuluar shkaku i paralajmërimit të protestës së radhës nga studentët.

Protesta pritet të nisë nga ora 10:00, në kohën kur ishte planifikuar të mbahej seanca plenare.

Në dy ditët e fundit, në protestat që po organizohen nga studentët, ka shpërthyer dhuna. Protestuesit kanë sulmuar institucione, objekte e kanë demoluar shenjat e trafikut dhe rrethojat. Gjithashtu, ua kanë vënë flakën disa objekteve. Ata po kërkojnë dorëheqjen e Ramës.

Reklamë

Për ditën e tretë me radhë është paralajmëruar protestë në Shqipëri, e cila po organizohet nga studentët. Në dy ditët e fundit, protestat kanë qenë të dhunshme.

Në një deklarim gjatë ditës së sotme, kryeministri Edi Rama e fajësoi opozitën, duke thënë se përgjegjësit do të paguajnë për këtë katrahurë.

“Kushdo që ka dorë në këtë katrahurë do të paguajë. Shqipëria dhe shqiptarët nuk do të kthehen kurrë më pas. E ardhmja është e studentëve dhe e shqiptarëve. Këto s’janë duart e studentëve, por të opozitës që e do Shqipërinë në humnerë”, u shpreh Rama.

Ai ka thënë se, pavarësisht asaj që ndodhi, Shqipëria do të vazhdojë rrugën drejt Evropës dhe nuk do të lejojë kthimin pas.

Protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e Ramës. Protesta është paralajmëruar se do të nisë nga mëngjesi.

Reklamë