Dy kunata nga Peja janë shoqëruar në stacionin policor mbrëmjen e së mërkurës, pas një mosmarrëveshjeje mes tyre, rast ky që është iniciuar si dhunë në familje.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, njëra nga palët është e dyshuar në rast.
Të dyja janë intervistuar në polici, ndërsa me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkaq, viktima, me dëshirën e saj, ka shkuar te familja e saj.
Rasti është raportuar më 14 tetor 2026, rreth orës 19:52.