Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, me shtatë pika në rendin e ditës.

Në hapje të punimeve, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu e ka ftuar deputetin e Listës Serbe, Ivica Coviq, të bëjë betimin për marrjen e mandatit, pas dorëheqjes nga mandati të kryetarit të kësaj partie, Zlatan Elek.

Pasi lexoi tekstin e betimit, Haxhiu i kërkoi deputetit ta nënshkruajë atë dhe t’ia dorëzojë shërbimit përkatës të Kuvendit.

Reklamë

“Kërkoj nga deputeti që ta nënshkruajë tekstin e betimit dhe t’ia dorëzojë shërbimit të deputetëve”, tha Haxhiu.

Këto janë shtatë pikat e rendit të ditës:

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme;

Deklarimet jashtë rendit të ditës;

Pyetjet parlamentare;

Reklamë

Përzgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës;

Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet joshumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës;

Propozimi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare;

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 11/L-017 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Reklamë