Tensionet janë rikthyer në qendër të Tiranës, ku policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, pasi ata hodhën gurë në drejtim të selisë së Partisë Socialiste.
Pas hedhjes së gazit, protestuesit janë parë duke vrapuar për t’u larguar nga zona, ndërsa policia ka mbetur në terren dhe në gatishmëri.
Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, protestuesit kanë vazhduar të djegin sende në rrugë, duke mbajtur të tensionuar situatën në kryeqytetin shqiptar.
Protestat në Shqipëri kanë vijuar prej tri ditësh, me pjesëmarrësit që kanë kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Rama ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqje, duke thënë se qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve.