×
  • Lajme
  • Botë

    17 vjeçari gjendet i vdekur në dhomë pasi luajti tërë natën lojëra kompjuterike, babai paralajmëron prindërit tjerë

    Reporteri
    05 Nëntor 2019 | 11:25

    Një i ri në Tajlandë u rrëzua dhe vdiq në kompjuterin e tij pasi kishte luajtur lojëra kompjuterike gjithë natën, gjatë pushimeve të shkollës, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.


    Piyawat Harikun, 17 vjeç, ishte shkëputur nga shkolla deri në fund të tetorit – duke shfrytëzuar kështu kohën e lirë për të qëndruar në dhomën e tij duke luajtur lojëra.

    Prindërit e tij thanë që ai do të qëndronte gjatë gjithë natës në dhomën e tij, pastaj gjatë ditës do të tërhiqte perdet për të vazhduar fiksimin e tij me lojëra, duke kaluar orë të tëra në kompjuter në shtëpinë e tij  në Udon Thani, Tajlandë veriore.

    Ata i sillnin ushqim në dhomën e tij sepse ai refuzonte të dilte nga errësira.

    Babai i Piyawat, Jaranwit, shkoi në dhomën e gjumit të hënën pasdite dhe e gjeti djalin e tij të rrëzuar nga karrigia e kompjuterit në dysheme.

    Jaranwit pranoi që djali i tij ishte një i varur nga lojrat dhe paralajmëroi prindërit e tjerë të mos lejojnë që fëmijët e tyre të bëjnë të njëjtën gjë. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!