Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, vazhdon të jetë në kaos total në ditën e gjashtë të protestës.

Përleshje të mëdha po vazhdojnë të zhvillohen mes protestuesve dhe policisë.

Për orë të tëra, përplasjet mes dy palëve po vazhdojnë.

Reklamë

Aktualisht përplasjet mes tyre po zhvillohen në sheshin “Skenderbeu”.

Policia po gjuan me gazlotsjellës, por edhe protestuesit po gjuajnë me fishekzjarre.

Policia ka ndërhyrë për t’i shpërndarë protesutesit me autobote uji.

Reklamë

Tre persona kanë mbërritur deri më tani në Spitalin Universitar të Traumës, pas incidenteve të shënuara gjatë protestës së 18 tetorit.

Reklamë

Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në një njoftim të publikuar në orën 16:00.

Personat që po marrin trajtim mjekësor janë një efektiv policie, një i mitur 15-vjeçar dhe një përfaqësuese e medias. Gjendja shëndetësore e të treve paraqitet e qëndrueshme. Ata po kryejnë ekzaminimet përkatëse dhe po marrin trajtimin nga stafet mjekësore dhe infermierore.