Senatori republikan amerikan Thom Tillis ka reaguar ashpër ndaj të dërguarit special të presidentit Donald Trump, Steve Witkoff, pasi ky i fundit e cilësoi presidentin rus Vladimir Putin si “humanitar”.
“Çfarë dreqin, Steve? Shikoje përkufizimin e fjalës ‘humanitar’. Është e turpshme dhe skandaloze ta thuash një gjë të tillë”, ka shkruar Tillis në një reagim të publikuar në rrjetin social X, të mërkurën.
“Duhet të kthehesh në Ukrainë dhe t’i pyesësh familjet e fëmijëve që Putini i ka rrëmbyer dhe vrarë nëse pajtohen që miku yt, Putini, është ‘humanitar’”, ka shkruar Tillis.
Reagimi i tij erdhi pasi Witkoff, gjatë një takimi me Putinin në Shën Petersburg të Rusisë, e falënderoi presidentin rus për lirimin e shtetasit amerikan Stephen Hubbard, 74-vjeçar, i cili ishte mbajtur në burg në Rusi për më shumë se katër vjet.
“Ju flisni shumë për presidentin tim, presidentin Trump, si humanitar. Edhe ju jeni humanitar, zotëri”, ka deklaruar Witkof.
WTF, Steve? Look up the definition of “humanitarian.” What an embarrassing and outrageous thing to say. You should go back to Ukraine and ask the families of the children Putin has kidnapped and murdered whether they agree your friend Putin is a “humanitarian.” https://t.co/Nbu0wKPmby
— Senator Thom Tillis (@SenThomTillis) October 21, 2026