SPAK ka në hetim një çështje për trafik armësh nga Kosova drejt Shqipërisë.

Kjo rezulton nga të dhënat e publikuara në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve të SPAK për muajin shtator 2026.

Ekzistenca e hetimit konfirmohet nga vetë Prokuroria e Posaçme në përgjigje të një kërkese për informacion.

Reklamë

“Prokuroria e Posaçme ka në hetim një çështje që lidhet me trafik armësh të ardhura nga Kosova”, thuhet në përgjigjen e SPAK të datës 17 shtator 2026.

Prokuroria e Posaçme nuk jep të dhëna të tjera për hetimin, personat që mund të jenë të përfshirë apo mënyrën se si armët dyshohet se kanë kaluar nga Kosova në Shqipëri, duke iu referuar sekretit hetimor.

“Bazuar në nenet 103 dhe 279 të Kodit të Procedurës Penale, veprimet hetimore që kryhen në fazën e hetimit paraprak përbëjnë sekret hetimor. Duke iu referuar këtyre neneve, nuk mund të bëjmë me dije veprimet hetimore apo rezultatet e tyre”, sqaron Prokuroria e Posaçme.