Disa automjete të xhandarmërisë serbe, të pajisura për shpërndarjen e demonstruesve, janë parë sot në qendër të Beogradit, në ditën kur po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, raporton mediumi serb N1.
Automjetet janë filmuar në kryqëzimin e rrugëve Kneza Miloša dhe Kralja Milana, pranë Londrës, duke lëvizur në drejtim të Terazijes.
Sipas N1, lexuesit kanë raportuar edhe për një kolonë prej rreth 20 automjetesh të xhandarmërisë në autostradën Beograd–Nish, në drejtim të kryeqytetit.
Të njëjtat automjete ishin përdorur gjatë protestave të verës së vitit 2025 në Novi Sad, për të shtyrë turmat e protestuesve nga bulevardet dhe rrugët e gjera.
Lëvizjet e automjeteve vijnë në ditën kur në Serbi po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat, sipas N1, janë shoqëruar me pjesëmarrje të lartë dhe raportime për incidente e parregullsi