Një grup burrash të maskuar kanë sulmuar disa të rinj pranë një qendre votimi në Pançevë të Serbisë.
BBC në gjuhën serbe publikoi një video ku shihen personat e maskuar që sulmojnë të rinjtë në një rrugë pranë shkollës, ku ishte vendosur qendra e votimit.
Policia raportohet se kishte mbërritu më vonë mbërritur në vendngjarje.
Megjithatë, incidenti nuk ishte raportuar zyrtarisht në polici, e cila kishte marrë dijeni për të nga mediat.
Ngjarja vjen në ditën kur në Serbi po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.