Ivana Stradner nga Fondacioni amerikan për Mbrojtjen e Demokracive ka publikuar pamje të automjeteve të rënda ushtarake në rrugët e Beogradit, duke thënë se Aleksandar Vuçiq po përdor taktika frikësimi gjatë zgjedhjeve, sikurse mentori i tij Sllobodan Millosheviq.
Stradner thotë se serbët do t’i kundërpërgjigjen sonte atij.
“Vuçiqi po përdor taktika tipike frikësimi gjatë zgjedhjeve në Serbi, njësoj si mentori i tij, Millosheviqi, gjatë viteve ’90. Por serbët nuk kanë frikë dhe janë të gatshëm të kundërpërgjigjen këtë mbrëmje”, shkroi ajo në X.
Vucic is resorting to typical intimidation tactics during Serbia’s elections just like his mentor Milosevic during the 90’s. But the Serbs aren’t afraid and they are ready to fight back this evening. https://t.co/NZ7U0jg3T3
— Ivana Stradner (@ivanastradner) October 25, 2026