Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall thirrjet për mbështetjen financiare të studentëve.
Sipas kësaj ministrie, këto janë pesë skemat: Bursa elitare për studentët e universiteteve publike (baçelor dhe master) dhe studentët me aftësi të kufizuar – 1000 euro, Bursa për vajza në STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë) – 1000 euro; Bursa për studentët nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian – 1000 euro; Bursat për studentët e nivelit baçelor jashtë vendit – deri në 5000 euro dhe bursat për studentët e nivelit master jashtë vendit – deri në 7000 euro.
“MASh mbetet e përkushtuar në motivimin e të rinjve dhe ofrimin e kushteve për studim e zhvillim akademik. Investimi në zhvillimin e kuadrove të reja është esencë e zhvillimit të përgjithshëm të shoqërisë”, thuhet në njoftim.
MASH fton të gjithë kandidatët e kualifikuar të shqyrtojnë kriteret përkatëse dhe të aplikojnë brenda afateve të përcaktuara përmes platformës e-Kosova, në linqet e publikuara më poshtë.
https://mash.rks-gov.net/…/konkurs-per-ndarje-te…/
https://mash.rks-gov.net/…/k-o-n-k-u-r-s-per-ndarjen-e…/
https://mash.rks-gov.net/…/k-o-n-k-u-r-s-per-ndarjen-e…/
https://mash.rks-gov.net/…/konkurs-per-ndarjen-e…/