Një burrë është arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar më 28 tetor 2026, ndërsa viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak të dyshimit se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.