Një rast i dyshuar i dhunës psikike ndaj një gruaje është raportuar në Prishtinë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima kishte qenë në lidhje bashkëjetese me të dyshuarin, i cili është intervistuar nga organet e rendit.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin ka qenë në lidhje bashkëjetesë viktima, kishte ushtruar dhunë psikike ndaj saj. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.