Muaji tetor është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Në seancën e fundit të këtij muaji të Kuvendit të Kosovës, karriget në Kuvend janë mbuluar me shalla rozë për secilin/en deputetë.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka nisur seancën duke bërë thirrje për kontrolle të rregullta nga gratë për të zbuluar herët kancerin e gjirit.
