Protestuesit kanë hedhur vezë në drejtim të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, derisa kanë tentuar të hyjnë në objekt, ku po mbahet konferenca për media r ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla.
Ata kanë kërkuar që t’u lejohet hyrja në ndërtesë, me arsyetimin se kanë të drejtë ta dëgjojnë drejtpërdrejt konferencën e dy ministrave, të cilët po prezantojnë raportet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt.
Megjithatë, protestuesit janë penguar nga Policia e Kosovës që të futen brenda objektit.
Para tentimit për të hyrë në ndërtesë, protestuesit ishin ulur para hyrjes së Qeverisë, ku po prisnin një përgjigje nga institucionet lidhur me kërkesat e tyre për dorëheqje, pas vrasjes së 49-vjeçares në Vitomiricë të Pejës.
Kjo është dita e tretë radhazi që po mbahet protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt, me kërkesë për përgjegjësi institucionale dhe dorëheqje të zyrtarëve përgjegjës.


