36 masa administrative janë vendosur ndaj disa protestuesve, të cilët gjatë zhvillimit të protestës së djeshme kanë bllokuar rrugën, duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit.

Policia ka njoftuar se pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve policorë, nëpërmjet megafonit për lirimin e rrugës, protestuesit nuk u janë bindur këtyre thirrjeve.

Sipas njoftimit, për secilin është vendosur masa e gjobës në vlerën 5 000 lekë.

Reklamë

“Masat administrative janë vendosur pasi, gjatë tubimit të zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugën e Durrësit, këta shtetas kanë bllokuar rrugën, duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit.”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.