Në profilin zyrtar në Facebook të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në Hagë, është publikuar një mesazh përmes të cilit ai shpreh bindjen se do të dalë i pastër në përfundim të procesit gjyqësor.

Në këtë postim, Thaçi falënderon të gjithë ata që i qëndrojnë pranë gjatë kësaj periudhe, duke theksuar se rrugëtimin e tij po e vazhdon së bashku me ta dhe për ta.

“Dua t’ju shtrëngoj dorën secilit nga ju, t’ju përqafoj të gjithëve dhe t’ju siguroj se do të dal me çdo qelizë time i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi, që vazhdon me ju dhe për ju!”, thuhet në mesazhin e publikuar në profilin e tij.

Reklamë