Kreshnik Hajrizi mungoi në ndeshjet e muajit shtator/tetor për kombëtaren e Kosovës, pas një lëndimi të gjatë.

Mirëpo, pas rikthimit nga lëndimi, erdhi edhe ftesa nga selektori Franco Foda, për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve, në muajin nëntor.

Hajrizi ishte pjesë e stërvitjeve të ditës së sotme në Kampin Nacional në Hajvali.

Reklamë

“Kthimi im është një kënaqësi e madhe, shyqyr tash prej lëndimit krejt janë shku mirë. Stërvitja ka shku shumë mirë, po e përgatisim lojën shumë mirë, si gjithë ekipi njihet shumë mirë, atmosfera është e mirë. Ndryshe është të luajmë në shtëpi, para tifozëve tonë, është ma mirë për ne, shpresojmë në një lojë të mirë me tre pikë”, tha Hajrizi për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Djelmoshat dardanë do të luajnë ndaj Izraelit fillimisht më 14 nëntor në Prishtinë nga ora 15:00, para se të luajnë tri ditë më vonë, më 17 nëntor ndaj Irlandës në udhëtim, në Dublin, nga ora 20:45.

Kombëtarja dardane ka pesë pikë të grumbulluara nga katër ndeshjet e para në Grupin B3 të Ligës së Kombeve.

Austria është e para në grup me tetë pikë, derisa Irlanda është e treta me pesë pikë – aq sa ka edhe Kosova. Izraeli është i fundit me dy pikë.