Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se u takua me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, në margjinat e Forumit të Paqes në Paris.
Kurti bëri të ditur se me Sorensenin ka diskutuar edhe për stabilitetin institucional të Kosovës pas zgjedhjes së presidentit, si dhe rrugën e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Kurti tha se diskutuan perspektivat për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, me fokus njohjen reciproke.
“Sot, në margjinat e Forumit të Paqes në Paris, u takova me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Diskutuam për stabilitetin e plotë institucional që gëzon tashmë Kosova pas zgjedhjes së presidentit, rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE, si dhe perspektivat për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, me fokus njohjen reciproke”, shkroi Kurti në “X”.
Edhe Sorenseni më herët njoftoi për takimin me Kurtin. Ai tha se kanë diskutuar rrugën përpara në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, si dhe aspekte të ndryshme të procesit të normalizimit.
Today, on the margins of the Paris Peace Forum, I met with EU Special Representative for the Kosova–Serbia Dialogue, Peter Sørensen.
We discussed the full institutional stability Kosova now enjoys following the election of its President, Kosova’s path towards EU membership, and the prospects for full normalization of relations with Serbia centered on mutual recognition.
— Albin Kurti (@albinkurti) November 11, 2026
Reklamë