Kryeministri Albin Kurti është takuar me emisarin e BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, në Paris.
Për këtë takim njoftoi vetë Sorensen në X ku tha se temë diskutimi mes tyre ishte rruga përpara e dialogut me formimin e institucioneve në Kosovë, si dhe “aspekte të ndryshme” në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Takim i mirë me kryeministrin Kurti sot në Paris. Tani që institucionet në Prishtinë janë funksionale, diskutuam rrugën përpara në kuadër të Dialogut Beograd–Prishtinë dhe aspekte të ndryshme të procesit të normalizimit, të cilat janë të rëndësishme për qytetarët në terren dhe për rajonin”.
Kurti po qëndron në Paris për Forumin e Paqes.
Good exchange with PM Kurti today in Paris. With institutions now in place in Pristina, we discussed the way ahead in the Belgrade-Pristina Dialogue and the different aspects of the normalisation process, which matter for people on the ground and for the region. https://t.co/cTNuEbuFVr
— EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue (@EUSR_Dialogue) November 11, 2026